Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës ka filluar fushatën për parandalimin e trafikimit me njerëz, me mesazhin “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË, TA MBROJMË VETEN DHE FËMIJËT TANË”.
Kjo shkollë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nxënësit nën udhëheqjen e mësimdhënësve, diskutuan në mënyrë interaktive, shfaqen punime letrare dhe artistike të përgatitura për temën e mësipërme, shkruan Albanian Kids Education.
Njoftimi i shkollës:
MOS HESHT🎤
🙋♂️Sot, filluam fushatën për parandalimin e trafikimit me njerëz, me mesazhin “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË, TA MBROJMË VETEN DHE FËMIJËT TANË”.
Nxënësit së bashku me mësimdhënëset, Nexhmije Foniqi, Florë Krasniqi, e në koordinim të plotë me drejtorin e shkollës z. Metë Krasniqi dhe me kordinatorën për të Drejtat e Njeriut dhe për Barazi Gjinore zj. Vera Bytyqi, filluan aktivitetin në fushatën e trafikimit me njerëz.
Nxënësit nën udhëheqjen e mësimdhënësve të mësipërme, diskutuan në mënyrë interaktive, shfaqen punime letrare dhe artistike të përgatitura për temën e mësipërme.
Duke uruar për Suksese të mëtutjeshme, shih⬇️
LIGJI NR. 04/L-218 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT