Shkolla fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë – me një program të pasur kulturor mban Festën e Abetares

- Advertisement5 -

Shkolla fillore “Kajtaz Ramadan” në Kijevë ka mbajtur Festën e Abetares, ku mësueset janë përkujdesur që organizimi të i paharruar për nxënësit e tyre të klasës së parë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Këngët më të bukura për shkronjat, vargjet e recituara me emocion, kërcimet ritmike dhe veshjet e fëmijëve krijuan në sallën ku u mbajt Festa e Abetares një atmosferë të gëzueshme.

- Advertisement - M1

Njoftimi i  shkollës:

Sot, në shkollën tonë “Kajtaz Ramadani” në Kijevë dhe dy paralelet e sajë të ndara në Burim dhe Golluboc, nga mësueset: Ganimete, Merita dhe Donika, në bashkëpunim me prindërit, organizuan Festën e Abetares.

Çdo nxënës i klasës së parë, pas përfundimit të librit të parë shkollor – ABETARES, përjeton një tërësi emocionesh dhe merr një kujtim të veçantë nga Festa e Abetares.

- Advertisement - m2

Kjo traditë e bukur që zhvillohet kudo pas mbarimit të shkronjave kurorëzohet me këngët më të bukura për shkronjat, vargjet e recituara me emocion, kërcimet ritmike dhe veshjet e fëmijëve që mbushin skenën dhe sallën me një atmosferë të gëzueshme.

Emocionet ndiheshin në zërat e fëmijëve dhe në sytë e prindërve që i ndiqnin me vëmendje.

Duartrokitjet, buzëqeshjet dhe falenderimet në fund të festës ishin treguesi më i mirë i suksesit të saj.

Gjithashtu, duke ju uruar Festën e Abetares dhe duke ju uruar suksese, në fund të programit, nxënësve ju shpërndanë lavdata.

Me respekt,
Drejtoria e Shfmu “Kajtaz Ramadani” në Kijevë

FB IMG 1717007550075

FB IMG 1717007555061 FB IMG 1717007552796

FB IMG 1717007547277

FB IMG 1717007541595 1

FB IMG 1717007543896