Shkolla fillore “Fazli Greiçevci” nga Mitrovica ka zënë venin e parë në Garat e Robotikës në Kosovë, shkruan Albanian Education.
Në njoftimin e shkollës thuhet se deri te ky sukses është arritur falë aktivitetit, punës dhe angazhimit në vazhdimësi të nxënësve (Albion Durmishi, Rrezarta Avdullahi, Elmedina Meha, Erina Bimbashi dhe Kadri Peci).
Njoftimi i shkollës:
/// E Premte /// 19.05.2023 ///
Të nderuar prindër, mësimdhënës e nxënës të dashur,
#vendi i 🥇parë në Garat e Robitkës 🎉 urime për të gjithë 👏👏👏
#Aktiviteti: Puna dhe angazhimi në vazhdimësi i këtyre nxënësve (Albion Durmishi, Rrezarta Avdullahi, Elmedina Meha, Erina Bimbashi dhe Kadri Peci) po e bënë krenarë shkollën tonë.
Sukseset e këtyre nxënësve nuk kanë të ndalur.
Nën përkujdesjen dhe angazhimin e mësimdhënësve Mendim Osmani dhe Blerim Elshani edhe kësaj radhë (raundi i tretë) në një garë prej 102 grupeve zënë vendin e Parë dhe të gjashtë me dy grupe që shkolla jonë ka marrur pjesë.
#Drejtori i shkollës e përgëzon mësimdhënësit për angazhimin e tyre për të arritur rezultatet që i kemi me grupin e shkollës sonë.
#Përgëzime nxënësve për përkushtimin dhe angazhimin e tyre që tash e sa herë janë duke treguar se nxënësit e shkollës sonë janë më të mirët në garat Nacionale në Robotikë në ciklin 6-9.
👏 Urime fitoren e suksese tutje!
///////////////////////////////
Mendim Osmani
Blerim Elshani
P.s.
#Këto prezantime në faqe të shkollës, janë për të dhënë llogari për mësimdhënien që bëhet me nxënësit/ fëmijët tuaj, prindër të dashur.
#Gjithashtu, kontribuojnë në vlerësimin e performancës në mënyrë indirekte nga drejtori i shkollës (vlerësimi i performancës së mësimdhënësve kryhet përmes disa instrumenteve dhe ky është një prej tyre, me përqindjen e vet).
#Ne marrim pëlqimet nga KP për ti publikuar fotografitë dhe aktivitetet me nxënës.