E premte, 20 Shtator, 2024

Shkolla fillore “Dardania” në Prishtinë vjen me një njoftim të rëndësishëm

- Advertisement1-

Shkolla fillore “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se ka fituar një projekt madhor në vlerë 2 milionë euro për renovimin e tërësishëm të shkollës.

Albanian Education mëson se nxënësit e kësaj shkolle nga java tjetër do të mësojnë në objektin e shkollës “Xhemail Mustafa”, por që drejtuesit e shkollë ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

🏆🏆 SHKOLLA FITUESE E PROJEKTIT MADHOR🏆🏆

N J O F T I M

Të nderuar prindër, mësimdhënës, nxënës dhe gjithë stafit të shkollës. Ju njoftojmë se shkolla jonë, si rëndom edhe këtë radhë është fituese e një projekti madhor, ku pas një pune intensive fitoi projektin ”IPA 2018”, i financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë prej 2 milionë euro. Ky projekt përfshin renovim të tërësishëm të ambientit të shkollës, ku riparimet të cilat do të bëhen janë:

▪️Dyshemeja (në gjithë ambientin)

▪️Korridoret

- Advertisement -rrrrrrr

▪️Dyert dhe dritaret (brenda dhe jashtë)

▪️Fasada e brendshme dhe e jashtme

▪️Çatia

▪️Toaletet

▪️Shkallët emergjente dhe shkallët lëvizëse

▪️Nyjet sanitare

▪️Kanalizimi (brenda dhe jashtë)

▪️Ngrohja

▪️Salla e edukatës fizike në tërësi (përfshirë dhe ventilimin)

▪️ Energjia elentrike dhe qasja në internet

▪️Kamerat e sigurisë

▪️ Sistemi kundër zjarrit

▪️Oborri i shkollës

Për këto riparime të cilat do të jenë sipas standardeve europiane, e që shkolla jonë do të bëhet “Shkollë europiane”, falënderojmë MASHT-in dhe DKA-në për mbështetjen e çdohershme që tregojnë për të mirën e arsimit. Kurse, në mënyrë të veçantë për triumfimin e këtij projekti falënderojmë prindërit e shkollës sonë z. Ridvan Islami dhe z. Denis Ferizi, e poashtu edhe drejtorin e shkollës z. Isak Bregaj i cili tash e sa vite me përkushtimin unik ka sjellë dobi përfituese të panumërta për këtë shkollë.
Ju falënderojmë shumë dhe urojmë në finalizim të suksesshëm të projektit!
Të lumtur me sukseset e njëpasnjëshme!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....