Shkolla fillore “Asdreni” në Pejë shënon festën e Abetares

- Advertisement5 -

Shkolla fillore “Asdreni” në Pejë ka shënuar festën e Abetares.

- paragrafi 1 -

Nën përkujdesjen dhe përkushtimin e mësueseve Valbone Nikqi, Arta Daci, Blerina Xhemajli dhe Flutura Kada Berisha, fëmijët dhuruan një program të mrekullueshëm me këngë, recitime dhe interpretime që pasqyruan punën, dashurinë dhe përparimin e tyre gjatë këtij viti të parë shkollor.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

🎉 FESTA E ABETARES 📚✨

Me plot emocion dhe atmosferë festive, në Shkollën Fillore “Asdreni” u organizua Festa e Abetares, një moment i veçantë që shënon përfundimin e rrugëtimit të parë në botën magjike të shkronjave për nxënësit e klasës së parë.

- Advertisement -

Nën përkujdesjen dhe përkushtimin e mësueseve Valbone Nikqi, Arta Daci, Blerina Xhemajli dhe Flutura Kada Berisha, fëmijët na dhuruan një program të mrekullueshëm me këngë, recitime dhe interpretime që pasqyruan punën, dashurinë dhe përparimin e tyre gjatë këtij viti të parë shkollor.

Kjo festë nuk ishte vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një kujtim i paharrueshëm për secilin nxënës që mësoi të lexojë dhe të shkruajë me ndihmën e Abetares – librit të parë që hap dyert drejt dijes dhe suksesit.

Urime nga zemra për të gjithë nxënësit tanë të klasës së parë! Ju urojmë një rrugëtim të mbushur me dituri, suksese dhe dashuri për librin! 📚🔤

501380375 1241606587974170 2453578762858859099 n

501137040 1241606764640819 7181145571381296192 n

501528935 1241607084640787 3253436058851908609 n

501085604 1241607004640795 3767237591532490647 n

501174112 1241606674640828 5001291319807198471 n