Shkolla Fillore “Asdreni” në Pejë mësimin nga dita e hënë do ta vazhdojë online.
Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtoresha e kësaj shkolle, Agime Lajçi.
“Po mësimi në shkollën “Asdreni” nga dita e hënë do të vazhdojë në formën online”, ka thënë drejtoresha e shkollës.
Sipas saj në shkollën “Asdreni” situata me Covid-19 qëndron më mirë se në shkollat tjera.
“Në krahasim me shkollat tjera ne si shkollë qëndrojmë më mirë sa i përket gjendjes me pandeminë”, ka thënë për KALLXO.com, drejtoresha Lajçi për kallxo.com.
Ajo ka treguar edhe numrin e të infektuarave në Shkollë.“Në shkollë janë 1104 nxënës gjithsej, për tre ditë 54 nxënës kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa nga mësimdhënësit 10 kanë dal pozitiv, prej tyre tre raste kontakti, 3 staf Teknik”, tha ajo.
Sipas drejtoreshës ky vendim është marrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Pejë dhe Task Forcën.
“Ketë vendim e kemi prezantuar edhe ne DKA të Pejës, shkolla nuk ka staf esencial për të mbajtur mësim, vendimi është marrë nga Taks forca e shkollës”, ka thënë drejtoresha Lajçi.Në takimin e sotëm me Drejtoritë Komunale të Arsimit, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga DKA-të që të marrin vendime bazuar në gjendjen epidemiologjike në baza ditore.“Në takimin virtual të zhvilluar sot me drejtorët e DKA-ve, ministrja Nagavci ritheksoi edhe një herë që duhet të bëjmë përpjekje maksimale që shkollat t’i mbajmë të hapura, ndërsa shtoi se, vaksinimi krijon parakushtet për zhvillim të suksesshëm të procesit mësimor”, thuhet në njoftim.