Shkolla “Faik Konica” ka shënuar Ditën e saj me një aktivitet të pasur artistik, duke sjellë para publikut një program të larmishëm me muzikë, poezi dhe performanca skenike.
Nxënësit prezantuan talentin e tyre përmes këngëve shqipe, të cilat u ndërthurën me elemente të baletit dhe gjimnastikës, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese.
Po ashtu, fjala poetike dhe monologët artistikë sollën momente reflektimi dhe ndjeshmëri tek të pranishmit.
Ky aktivitet u realizua nën organizimin e arsimtares së muzikës Sebahate Canolli dhe arsimtarit të artit Burim Jakupi, me kontributin edhe të aktivit të gjuhës, duke dëshmuar përkushtimin e stafit dhe potencialin krijues të nxënësve.
