Shkolla “Emin Duraku” pasurohet me dy kondicionerë të rinj – dhuratë nga ish-nxënësi Fatmir Azemi

- Advertisement -

Shkolla fillore “Emin Duraku” vazhdon të jetë shembull i bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin dhe ish-nxënësit e saj.

- paragrafi 1 -

Sot, drejtuesit e shkollës kanë pranuar dy kondicionerë të rinj, dhuratë nga ish-nxënësi i dalluar Fatmir Azemi, aktualisht drejtor i kompanisë vendore “Metal Teknika Asllani”.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, Visar Osmani, theksoi se falë përkushtimit dhe ndihmës së miqve e partnerëve, brenda vetëm shtatë muajve janë vendosur gjithsej 25 kondicionerë në çdo hapësirë të objektit shkollor.

Në fund, drejtuesit e “Emin Duraku” paralajmëruan se “befasitë nuk ndalen këtu”, duke lënë të kuptohet se shumë projekte të reja janë në rrugë e sipër.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

💙 Shkolla mbahet me miq!

Sot pranova 2 kondicionerë dhuratë nga miqtë e shkollës, respektivisht nga ish-nxënësi ynë i dalluar miku im Fatmir Azemi, tashmë drejtor i kompanisë së njohur vendore ”.Metal Teknika Asllani

Ky gjest fisnik është dëshmi e gjallë se dashuria për shkollën nuk shuhet kurrë, dhe se lidhjet e krijuara brenda saj janë të përjetshme.

Brenda vetëm 7 muajve, me përkushtim të pandalshëm dhe me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë, janë vendosur plot 25 kondicionerë në çdo hapësirë të shkollës.

Ky është rezultat i besimit, bashkëpunimit dhe dashurisë për fëmijët tanë. 🌟

Jam krenar që shkolla jonë është bërë frymëzim për shumë shkolla tjera, sepse çdo gjë që kemi arritur – e kemi bërë me njerëz të mirë dhe me zemër të madhe.

Faleminderit nga zemra Fatmir Azemit dhe çdo miku që qëndron pranë nesh në këtë rrugëtim të bukur!

Dhe po… befasitë nuk ndalen këtu!

Diçka e madhe po vjen së shpejti…✌️