Shkolla “Emin Duraku”, nga zemra e Prishtinës në skenën ndërkombëtare – ndërton ura bashkëpunimi me Izraelin

- Advertisement -

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë ishte sot mikpritëse e një vizite të veçantë nga një delegacion i lartë i Ministrisë së Arsimit të Izraelit, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Edukimi për Ndryshimet Klimatike Izrael – Kosovë”.

- paragrafi 1 -

Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm për shkollën, e cila është përzgjedhur si model kombëtar për përfshirjen në këtë nismë madhore edukative.

- Advertisement -

Në përbërje të delegacionit nga Izraeli ishte znj. Rafaela Babish, inspektore për ndryshimet klimatike dhe njëkohësisht zëvendësministre e Arsimit të Izraelit, një figurë me ndikim në hartimin e politikave të qëndrueshme arsimore.

- Advertisement -

Vizitës iu bashkuan edhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MAShTI).

Takimi filloi në ambientet e shkollës me një prezantim të vizionit dhe zhvillimit të shkollës “Emin Duraku”, me theks në qasjen moderne ndaj edukimit dhe përfshirjes së teknologjisë në procesin mësimor.

Mësimdhënësit e fushave të ndryshme zhvilluan diskutime profesionale me delegacionin izraelit, duke ndarë përvoja dhe praktika mbi integrimin e temës së ndryshimeve klimatike në edukimin fillor dhe të mesëm.

Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte prezantimi i punimeve të realizuara nga nxënësit me printer 3D – dhurata simbolike që reflektojnë kreativitetin, përkushtimin dhe aftësitë teknologjike të brezave të rinj.

Vizita u përmbyll me një drekë të përgatitur në ambientet e shkollës, duke ofruar një përvojë kulturore autentike dhe një mundësi shtesë për thellim të bashkëpunimit mes palëve.

Drejtori i shkollës, z. Visar Osmani, në fjalën e tij falënderoi për vizitën dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje si një hap i parë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e edukimit.

Një nga momentet kulmore të ditës ishte ftesa zyrtare që shkolla mori nga Ministria e Arsimit të Izraelit për një vizitë studimore në shkurt 2026. Kjo ftesë konfirmon shkollën “Emin Duraku” si një partner të besueshëm dhe të respektuar në arenën ndërkombëtare të edukimit për mjedisin dhe klimën.

Si pjesë e projektit “Edukimi për Ndryshimet Klimatike”, shkolla ka implementuar projekte konkrete me nxënës, duke i bërë ata jo vetëm të vetëdijshëm, por edhe kontribues aktivë në mbrojtjen e mjedisit.

Ky angazhim për mjedisin nuk është vetëm një temë e orëve mësimore, por një filozofi që përshkon të gjitha nivelet e shkollës.