Shkolla “Emin Duraku” në Prizren shënon 71-vjetorin e themelimit – ndahen lëvdata e mirënjohje për nxënës dhe mësimdhënës

- Advertisement5 -

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka shënuar 71-vjetorin e themelimit me një program të pasur kulturo-artistik para një numri të madh prindërish dhe të ftuarish të tjerë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtori Rrahim Bektashi theksoi rëndësinë e kësaj shkolle që nga themelimi i saj e deri më tani, sfidat e mëparshme dhe aktuale si dhe transformimin modern duke u cilësuar me të drejtë si shkolla model e Kosovës.

- Advertisement - M1

Në këtë 71-vjetor, Drejtoria e shkollës ndau edhe lëvdata e mirënjohje për nxënës dhe mësimdhënës të dalluar sikurse edhe për nxënësit fitues të kuizeve të diturisë.

eminduraku

681804955 1481953946712816 6829087224334858619 n

- Advertisement - m2

680764573 1481954000046144 5196508904844995819 n

Njoftimi i shkollës:

Me rastin e 71 vjetorit të themelimit të SHFMU “Emin Duraku” në Prizren, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës shfaqën një program të pasur kulturo-artistik para një numri të madh prindërish dhe të ftuarish të tjerë.

Nxënësit përmes talentit të tyre të jashtëzakonshëm, kuruar nga mësimdhënësit profesional të shkollës, interpretuan poezi, interpretime instrumentale e valle me motive popullore, duke rrëmbyer zemrat e publikut me origjinalitetin krijues dhe interpretues.

Në këtë 71-vjetor, Drejtoria e shkollës ndau edhe lëvdata e mirënjohje për nxënës dhe mësimdhënës të dalluar sikurse edhe për nxënësit fitues të kuizeve të diturisë.

Në fjalën e tij, drejtori Rrahim Bektashi theksoi rëndësinë e kësaj shkolle që nga themelimi i saj e deri më tani, sfidat e mëparshme dhe aktuale si dhe transformimin modern duke u cilësuar me të drejtë si shkolla model e Kosovës.