Shkolla “Emin Duraku” në Prizren mësim shtesë për përmirësim të cilësisë, drejtoresha e Arsimit i viziton dhe i jep mbështetje

- Advertisement5 -

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka vizituar shkollën “Emin Duraku” pasi kjo e fundit filloi nismën për mësim shtesë për përmirësimin e cilësisë së brendshme, iniciativë kjo e cila bëri jehonë të madhe dhe u mirëprit nga të gjithë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtoresha GutajAjo shprehu perkrahjen e plotë ndaj kësaj dhe nismave të tjera të cilat kanë në fokus mirëqenien arsimore, dhe mbi të gjitha, atë njerëzore të nxënësve.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Nga vizita e drejtoreshës së DKA-së, shkolla Emin Duraku u cilësua si foleja e nismave mbarëkombëtare

Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në shkollën tonë drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, znj.Luljeta Veselaj-Gutaj.

- Advertisement - m2

Drejtoresha, e shoqëruar nga z.Idriz Kryeziu, u mirëprit nga drejtori i shkollës, M.Sc. Rrahim Bekteshi, zëvëndësdrejtori z.Akif Gashi, dhe koordinatorja e cilësisë Fëllanza Kirajtani. Shkas për këtë vizitë ishte organizimi i mësimit shtesë për përmirësimin e cilësisë së brendshme, iniciativë kjo e cila bëri jehonë të madhe dhe u mirëprit nga të gjithë.

Drejtoresha nuk kurseu fjalët më të mira ndaj idesë dhe angazhimit të stafit mësimor në lidhje me marrjen e hapave konkret për të bërë ndryshime pozitive në cilësinë e procesit mësimdhënës dhe mësimnxënës. Drejtoresha e cilësoi shkollën Emin Duraku si vatër të organizimeve ekzemplare dhe shumë të dobishme, të cilat gjithmonë motivojnë edhe shkollat e tjera. Ajo shprehu perkrahjen e plotë ndaj kësaj dhe nismave të tjera të cilat kanë në fokus mirëqenien arsimore, dhe mbi të gjitha, atë njerëzore të nxënësve.

Para drejtoreshës shpalosën planprogramet aktuale, hapat e ndërmarrë, sfidat dhe të arriturat e deritanishme edhe ekipi punues për mësimin shtesë, i përbërë nga mësimdhënëset: Lebibe Kovaçi, Nora Gurgushka, Edona Tafallari, Selvije Lamaj Kryeziu dhe Erleta Limani Kryeziu.

Drejtoresha pati rastin që të shoh nga afër organizimin dhe mbarëvajtjen e mësimit shtesë duke vizituar disa nga klasat e angazhuara në lëndë të ndryshme.

Më poshtë: fotografi dhe video-inçizime nga vizita e sotme e drejtoreshës.

Screenshot 20231221 160854 Facebook