Shkolla “Emin Duraku”, në Prizren më 24 prill shënon 71-vjetorin e themelimit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Me rastin e shënimit të 71-vjetorit të themelimit të shkollës “Emin Duraku” në Prizren, në emër të Drejtorisë ju ftojmë të merrni pjesë në programin kulturo-artistik të organizuar nga nxënësit dhe stafi i shkollës, më 24 prill 2026 në ora 10:30, në objektin e shkollës.
Ju ftojmë që të përfshiheni për disa çaste nga magjia krijuese e nxënësve tanë, kuruar nga mësimdhënësit e tyre, përmes performancave muzikore, valleve tradicionale dhe pikave të ndryshme artistike që pasqyrojnë punën dhe përkushtimin shumëvjeçar të shkollës në edukimin dhe arsimimin e brezave, një dëshmi e një tradite 71-vjeçare e cila urojmë të bëhet shekull.
