E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren formon Ekipin Punues për vlerësim të brendshëm dhe ngritje të cilësisë

- Advertisement1-

Shkolla “Emin Dukrau” në Prizren ka njoftuar se ka formuar Ekipi Punues për vlerësim të Brendshëm dhe ngritje të cilësisë, shkruan AlbanianEducation.net.

Ideja e drejtorit të shkollës, Rrahim Bekteshi, e perkrahur nga zëvëndësdrejtori Akif Gashi dhe koordinatorja e cilësisë Fëllanza Kirajtani, u mirëprit nga ana e mësimdhënësve dhe anëtarë të grupit punues u zgjodhën mêsimdhënëset Lebibe Kovaçi, Nora Gurgushka, Edona Tafallari dhe Erleta Limani Kryezi.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Në Shkollën tonë u formua Ekipi Punues për Vlerësim të Brendshëm dhe Ngritje të Cilësisë

Si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit dhe diskutimeve mbi cilësinë e arsimit në Kosovë dhe rradhitjen aktuale në testin PISA, shkolla jonë si shkollë e iniciativave frymëzuese formoi ekipin punues mbi vlerësimin dhe rritjen e cilësisë në procesin mësimnxënës.

Ideja e drejtorit të shkollës tonë, M.Sc. Rrahim Bekteshi, e perkrahur nga zëvëndësdrejtori Akif Gashi dhe koordinatorja e cilësisë Fëllanza Kirajtani, u mirëprit nga ana e mësimdhënësve dhe anëtarë të grupit punues u zgjodhën mêsimdhënëset Lebibe Kovaçi, Nora Gurgushka, Edona Tafallari dhe Erleta Limani Kryezi.

U diskutua në hollësi për problematikat aktuale dhe pengesat në procesin mësimor tek nxënësit siç janë mungesa e motivimit, mungesa e punës praktike, mospërputhja e temave në testet ndërkombëtare me ato që nxënësit parashihet të mësojnë ( si një nga shkaqet kryesore të performancës jo të kënaqshme në këto vlerësime) etj.

U vendos që të formohen grupe të nxënësve që do të mbajnë mësim shtesë pas mbarimit të orarit të rregullt mësimor.

- Advertisement -rrrrrrr

Në ditët në vazhdim ekipi punues do të jetë aktiv përmes ideve dhe teknikave inovative që kanë në fokus nxënësit me vështirësi në të mësuar dhe me sukses më të ulët.

Përmes kësaj iniciative synohet krijimi i një baze të të mësuarit e shëndoshë ku secili nxënës ka çasje dhe trajtim të barabartë me të tjerët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....