Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka njoftuar se ka bërë vlerësimin e 50 mësimdhënësve në periudhën prej Tetorit 2024-Prill 2025, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Vlerësimi i Performancës së Mësimdhënësve
Jemi në fazën përfundimtare të procesit të vlerësimit të brendshëm të performancës së mësimdhënësve. Ekipi me bazë në shkollë ku janë të përfshirë drejtori Msc Rrahim Bekteshi, zëvendësdrejtori Msc.Akif Gashi, koordinatorja e cilësisë Msc. Fëllanza Kirajtani, psikologia Msc.Rrita Çollaku; mësimdhënëset: Msc. Erleta Limani Kryezi dhe Msc.Ermira Krusha si dhe kryetarët e Aktiveve Profesionale të fushave përkatëse.
Ekipi i VPM
Gjatë vlerësimit të 50 mësimdhënësve në periudhën prej Tetorit 2024-Prill 2025 janë kontrolluar dosjet personale dhe profesionale të mësimdhënësve, janë monitoruar orët mësimore, janë zhvilluar intervista individuale me mësimdhënës, janë kontrolluar modele të ndryshme të testeve, lista me instrumente dhe kritere për vlerësimin e nxënësve, dosje të nxënësve, punime e materiale të ndryshme, etj.
Duke u bazuar në udhëzimet administrative të parapara për mbarvajtjen e procesit, vlerësimi ka qenë transparent ku edhe secili mësimdhënës është njoftuar me raportet nga vlerësimet prej drejtorit, nxënësve, kolegeve dhe raporti përfundimtar.