Shkolla “Emin Duraku” në Prizren apel për ndihmë për nxënësin që ka nevojë për trajtim mjekësor

- Advertisement5 -

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka bërë apel për ndihmë për nxënësin e saj, Adi Skeraj, i cili po përballet me sfida serioze shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim mjekësor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, iniciativa është ndërmarrë me kërkesë të prindit dhe me pëlqimin e Drejtorisë së shkollës, me qëllim mbledhjen e mjeteve financiare për trajtimin dhe ndërhyrjen kirurgjikale të nxënësit të klasës III-4.

- Advertisement - M1

Bazuar në dokumentin mjekësor të lëshuar nga spitali në Prizren, kostoja e trajtimit dhe operimit arrin në rreth 9 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

APEL PËR NDIHMË

- Advertisement - m2

Me kërkesë të prindit dhe pëlqim të Drejtorisë së shkollës, kemi filluar një iniciativë për të ndihmuar nxënësin Adi Skeraj, klasa III-4 diagnoza e të cilit ësht, për trajtimin dhe operimin e tij shëndetësor.

Sipas dokumentit mjekësor të lëshuar nga spitali në Prizren, kostoja e trajtimit dhe ndërhyrjes kirurgjikale arrin shumën 9,000 €, (spitali Ortomedica e ka zbritur shumën nga 16000 € në 9000€ si ndihmë ndaj familjes) një barrë shumë e rëndë financiare dhe emocionale për familjen e tij.

Adi po përballet me parezë cerebrale, një sfidë e madhe shëndetësore për një fëmijë kaq të vogël. Në mes të frikës për shëndetin e tij dhe vështirësive financiare, familja e tij ka nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin e të gjithëve.

Iniciativa fillon nga sot, 16.03.2026.

Ftojmë komunitetin shkollor, prindërit, miqtë dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë që të kontribuojnë sipas mundësive, për t’ia lehtësuar këtë sfidë të madhe vogëlushit Adi.
Le ta ndihmojmë Adin që një ditë të mund të ecë!

Çdo ndihmë ka vlerë.
Me respekt.