Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë shpallet kampion në garat komunale dhe regjionale të basketbollit

- Advertisement5 -

Nxënësit e Shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë vazhdojnë serinë e sukseseve të tyre sportive, duke triumfuar sot në garat regjionale të basketbollit, pas fitoreve të mëparshme ku ishin shpallur kampion komunal.

- paragrafi 1 -

Drejtori Visar Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me përkushtim, disiplinë dhe shpirt kampioni, ekipi i nxënësve tregoi se suksesi nuk është rastësi, por rezultat i punës serioze, bashkëpunimit dhe besimit në vetvete.

- Advertisement - M1

“Krenari e madhe për ekipin, mësimdhënësit dhe gjithë shkollën! Vazhdojmë të tundim arenat sportive dhe ta ngremë lart emrin e shkollës tonë, hap pas hapi, fitore pas fitore!”, ka shkruar Osmani.

nxenes

641435808 1251990206892701 5778282423884687795 n

- Advertisement - m2

Postimi i tij i plotë:

🏆 TRIUMF PAS TRIUMFI! 🏀🔥

Pas fitoreve komunale, sot shkolla jonë triumfon edhe në garat regjionale në basketboll!
Me përkushtim, disiplinë dhe zemër kampioni, nxënësit tanë dëshmuan se suksesi nuk është rastësi – por rezultat i punës serioze dhe besimit në vetvete.

Krenari e madhe për ekipin, mësimdhënësit dhe gjithë shkollën!

Vazhdojmë të tundim arenat sportive dhe ta ngremë lart emrin e shkollës tonë, hap pas hapi, fitore pas fitore! 💪🏀

Drejtori Osmani kishte njoftuar edhe për suksesin që nxënësit kishin arritur edhe në nivel komunal ku ishin shpallur kampion në basketboll.

Postimi i tij:

🏆 KAMPIONË KOMUNALË NË BASKET 🏀

Sot shkolla jonë e zemrës shkroi edhe një faqe tjetër historie.

Pas shumë titujve dhe sukseseve në fusha të ndryshme, përfshirë edhe në nivel Republike, vendi i parë në garat komunale në basket është dëshmi se puna e madhe gjithmonë shpërblehet.

Ky trofe erdhi me shumë meritë falë nxënësve tanë luftarakë, të palodhur dhe fitues, si dhe falë Aktivit të Edukatës Fizike, të cilët me përkushtim, disiplinë dhe vizion kanë rikthyer shkollën aty ku e ka vendin – në majë.

Kjo shkollë ka qenë kampione dikur në çdo disiplinë, dhe sot po dëshmon se rikthimi i saj është i fuqishëm, dinjitoz dhe pa konkurrencë.

Ne garojmë vetëm për të fituar., Dhe kjo shkollë di vetëm një drejtim: FITORE🏆🚀