Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtina ka shprehur mirënjohje të thellë për institucionet komunale dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e kushteve dhe cilësisë në arsim.
Në një postim publik, ai ka falënderuar kryetarin e komunës Përparim Rama, drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit Samir Shahini, si dhe bashkëpunëtorin Arbër Gashi për përkrahjen dhe bashkëpunimin korrekt.
Sipas tij, kjo mbështetje ka ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e standardeve dhe krijimin e një mjedisi më cilësor për nxënësit dhe stafin arsimor.
Ai theksoi se shkolla “Emin Duraku” po vazhdon të konsolidohet si një ndër institucionet model në komunë, duke u dalluar për vizion të qartë dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e arsimit.
Drejtori shtoi se bashkëpunimi i ngushtë me institucionet lokale mbetet kyç për realizimin e projekteve të reja dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor.
