Shkolla Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka përfituar donacion tejet të rëndësishëm nga Fondi Humanitar GNTC “Gorenje”, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla ka përfituar mbi 35 kondicionerëve të rinj, duke përmirësuar dukshëm kushtet e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohje të veçantë për fondin humanitar dhe për të gjithë donatorët që po e mbështesin vazhdimisht institucionin arsimor.

Njoftimi i plotë:
jë mbështetje e madhe për shkollën tonë!
Sot kam pranuar donacionin kontigjent të kondicionerëve nga Fondi Humanitar GNTC “Gorenje”, duke përmbyllur projektin e klimatizimit të të gjithë objektit të shkollës, projekt ky i nisur në mars te këtij viti dhe rezultoi me vendosjen e mbi 35 kondicionerëve!
Një investim i rëndësishëm që krijon kushte më të mira, më të ngrohta dhe më cilësore për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.
Falenderim të veçantë për Fondi Humanitar GNTC “Gorenje”, pjesë e grupit të Miqve të Shkollës, të cilët po dëshmojnë se vepra e mirë dhe mbështetja për arsimin janë prioritet.
Një falënderim i madh shkon edhe për të gjithë donatorët, miqtë tanë të shumtë që po e mbështesin fuqishëm shkollën dhe, veçanërisht, punën time si drejtor.
Pa ju, shumë nga këto projekte nuk do të ishin të mundshme!
Ne po ecim projekt pas projekti, dhe rruga jonë është vetëm përpara.
Nuk do të ndalem asnjëherë derisa shkolla jonë të mbetet aty ku e meriton – ndër më të mirat, më të kërkuarat dhe më të vlerësuarat në vend.
Bashkë po e ndërtojmë standardin e ri të arsimit!