Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë përfiton inventar modern arsimor nga Banka Raiffeisen

- Advertisement5 -

Banka Raiffaisen ka dhuruar inventar modern arsimor për shkollën “Emin Duraku”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës Visar Osmani ka falënderuar bankën Raiffaisen për donacionin, veçanërisht ish-nxënësin Bajram Krasniqi i cili bëri të mundur këtë bashkëpunim.

- Advertisement -

Postimi i plotë i drejtrit Osmani:

Mirësevini Raiffeisen Bank në familjen tonë SHFMU “Emin Duraku” Prishtinë!

Fundi i vitit sjell lajme të shkëlqyera për shkollën tonë!

- Advertisement -

Sot, shkolla jonë, një shembull në Kosovë për angazhimin dhe zhvillimin e projekteve arsimore, u pasurua me një mik të fuqishëm Raiffeisen Bank, e cila dhuroi inventar modern dhe funksional për nevojat e administratës dhe kabineteve mësimore.

Ky donacion është rezultat i punës dhe përkushtimit tim personal, duke lidhur shkollën tonë me një institucion serioz dhe të besueshëm.

Falënderim i veçantë shkon për ish-nxënësin e dalluar të shkollës sonë dhe mikun tim Bajram Krasniqii cili bëri të mundur këtë bashkëpunim.

Ky është shembulli më i mirë se si suksesi dhe lidhjet personale kthehen për të mirë, duke ndihmuar vendin ku gjithçka ka filluar.

Miqtë e shkollës sonë zotohen të vazhdojnë të mbështesin projekte të tjera, duke krijuar mundësi dhe kushte më të mira për nxënësit dhe stafin.

Jam mirënjohës për besimin dhe përkrahjen.

Bashkë po ndërtojmë një shkollë më të fortë, moderne dhe me vizion për të ardhmen!

600366514 1197626702329052 6469207549202633914 n

597968082 1197626778995711 5169017276056516447 n

600226196 1197626768995712 3073769008009637057 n