Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë merr donacion 3 kondicionerë nga banka TEB

- Advertisement -

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë ka marrë donacion 3 kondicionerë nga banka TEB, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtori i shkollës Visar Osmani përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Super lajme për fundjavë👏✌️

Nga sot, Banka TEB – partner special i shkollës sonë! 🤝✨”

- Advertisement -

Shkolla jonë sot u pasurua edhe më shumë falë këtij partneriteti të veçantë, TEB Banka na dhuroi 3 kondicionerë, duke bërë mjediset tona më të rehatshme dhe më të gatshme për nxënësit.

Ky është vetëm fillimi i projekteve të ardhshme që do të sjellin përfitime të mëdha për fëmijët dhe stafin tonë.

✨ Një falënderim i veçantë shkon për stafin menaxherial të TEB ShA për bashkëpunimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen që na kanë ofruar në çdo hap.

🙏 Një falënderim i madh nga zemra shkon për ish-nxënësin tonë Isak Tefik Salihu, i cili me përkushtim dhe dashuri për shkollën ku u rrit, bëri të mundur këtë lidhje të jashtëzakonshme.

Sot, miqtë e shkollës sonë janë në rritje të vazhdueshme – dhe kjo ndodh falë vlerësimit të punës dhe përkushtimit të drejtorit të shkollës. Gjithnjë e më shumë njerëz po afrohen për të na përkrahur në çdo aspekt.

Shkolla “Emin Duraku” po bëhet model i gjallë se si vizioni, puna dhe besimi sjellin sukses! 💪📚

Projekt pas projketi🫡