Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Organizatën Gjermane ADRA, drejtori i shkollës “Emin Duraku” nga Prishtina ka realizuar një vizitë përkrahëse në shkollën “Ganimete Tërbeshi” në Llukar.
Gjatë kësaj vizite u bë ndarja e pakove me mjete pune për fëmijët e moshës së re shkollore, si donacion i përbashkët i shkollës “Emin Duraku” dhe ADRA-s, me qëllim të përmirësimit të kushteve për mësim dhe zhvillim të nxënësve.
Delegacioni u mirëprit nga Drejtoresha e shkollës pritëse, Shkurta Gashi Halimi, të cilës i u shprehën falënderime për mikpritjen, bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të arsimit cilësor.
Njoftimi i shkollës:
Sot me stafin tim vizituam ” SHFMU. “Ganimete Tërbeshi” Llukar, Prishtinë, ku në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën Gjermane ADRA, u realizua ndarja e pakove me mjete pune për fëmijët e vegjël – donacion i përbashkët i shkollës sonë dhe ADRA-s për shkollën pritëse.
U pritëm me shumë ngrohtësi nga Drejtoresha e shkollës znj.Shkurta Gashi Halimi të cilës i shprehim falënderime për mikpritjen dhe bashkëpunimin. 🤝
Shkolla jonë vazhdon me vizita përkrahëse për fëmijët, veçanërisht në shkollat e zonave rurale, me qëllim që çdo nxënës të ketë mbështetje reale dhe mjete konkrete për mësim.
Ky angazhim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse besojmë se solidariteti në arsim nuk është veprim i rastësishëm, por mision i përhershëm. 📚🌱
SHFMU “Emin Duraku” Prishtinë
@Adra Milan Bogojević