Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë bëhet me dhomën e mjekut, për ndihmën e parë ndaj nxënësve

- Advertisement -

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë ka njoftuar se do të ketë sërish Dhomën e Mjekut, një hapësirë e domosdoshme për ndihmën e parë dhe përkujdesjen ndaj nxënësve tanë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Rikthimi i Dhomës së Mjekut – Falë Iniciativës së Drejtorit dhe Mbështetjes së Ish-Nxënësit!

Pas shumë vitesh, shkolla jonë do të ketë sërish Dhomën e Mjekut, një hapësirë e domosdoshme për ndihmën e parë dhe përkujdesjen ndaj nxënësve tanë!

Kjo arritje është rezultat i iniciativës së drejtorit të shkollës, i cili me përkushtim e vizion të qartë, me ndihmën ish-nxënësin tonë të dashur Dugagjin Murtezi, dhe Kompanisë “Madekos Medical” të cilët me shumë zemër pranuan të dhurojë pajisjet dhe mobilimin për këtë hapësirë.

- Advertisement -

Kjo dhomë nuk është vetëm një vend për ndihmë të parë – është simbol i përkushtimit, bashkëpunimit dhe dashurisë ndaj shkollës.

Faleminderit Dugagjin, dhe faleminderit çdo individ që kontribuon në të ardhmen e nxënësve tanë!