Shkolla “Emin Duraku”, në Prishtinë bëhet me Dhomën e Kodimit

- Advertisement5 -

Drejtori i shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, Visar Osmani, ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit.

- paragrafi 1 -

Ai ka thënë se tashmë nxënësit do të kenë dhomën e kodimit.

- Advertisement - M1

Postimi  i tij:

Edhe sot, në ditë pushimi, jam aty ku rrah zemra ime çdo ditë✌️

Sepse për mua kjo nuk është punë, është mision jete,

- Advertisement - m2

Bashkë me prindin dhe ish-nxënësin tonë, Azem Govori, po ndërtojmë diçka që shkon përtej klasës: një të ardhme për fëmijët tanë.

DHOMA E KODIMIT sot është realitet, falë mbështetjes edhe të Miqve nga Kompania Teleperformance dhe besimit të miqve të shkollës.

Fëmijët tanë kanë zgjedhur të mendojnë për të ardhmen dhe nuk do të ndalem asnjë ditë për t’ua hapur rrugën.

Mirënjohje e thellë për të gjithë ata që janë krah nesh, e në veçanti sot për Azemin , dëshmi e gjallë që kjo shkollë rrit njerëz që kthehen për të dhënë, jo vetëm për të marrë.✌️