Shkolla “Emin Duraku”, në Dragobil të Malishevës përmes një njoftimi ka thënë se është e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Njoftimi i plotë i shkollës:
N J O F T I M
Njoftohen të gjithë nxënësit dhe prindërit e nxënësve të SHFMU “Emin Duraku” Dragobil se të hënën, më datë 01.09.205 fillon viti i ri shkollor 2025/2026.
Të përgatitur në nivel të duhur me mjete dhe materiale mësimore si dhe me ambientin e pastër dhe tërheqës brenda shkollës, ju mirëpresim juve të dashur nxënës, që të hënën së bashku me mësimdhënësit të fillojmë rrugëtimin tonë të përbashkët për nxënien e njohurive-shkathtësive të reja.
Mësimi do të organizohet sipas këtij orari:
⏺️ Për klasat 1-5 dhe 6-9 mësimi fillon nga ora 08:00 ndërsa,
⏺️Për klasen përgaditore mësimi fillon nga ora 10:30.
⏺️Tekstet shkollore për klasat I-V, tashmë i keni marrë informatat nga mësimdhënësit/et nga cilat shtëpi botuese duhet t’i bleni, besojmë shumë tek prindërit se i kanë paisur fëmijët e tyre me tekste shkollore.
⏺️ Tekstet shkollore për klasat 6-9, nxënësit do të paisen me tekste të vjetra, shumicën e teksteve i marrin në shkollë ndërsa fletore punet dhe disa tekstet çfare janë të plotësuara, janë të obliguar që prindërit të ju blejn të reja, se edhe kemi mungesë të disa teksteve për arsye të numrit të nxënësve që dallonë nga viti i kaluar me vitin e ri shkollor.
⏺️Orarin mësimor do ta merrni nga kujdestarët/et të hënën, me datë 01.09.2025.
ℹ️ Për çdo paqartësi rreth teksteve, ju lutemi kontaktoni kujdestarët dhe mësueset e klasave.
Falemindërojmë stafin teknik për mirëmbajtjen e objektit shkollor!
Ju mirëpresim!
💼 📚 ✍️
Qoftë i mbarë ky vit shkollor: 2025/2026
Me respekt nga drejtori i shkollës: Arianit Paçarizi!