Shkolla “Emin Duraku” në Banullë të Lipjanit ka njoftuar se është rregulluar ngrohtorja e shkollës, andaj procesi mësimor i kthehet orarit normal, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar prindër dhe nxënës,
Ju njoftoj se është rregulluar ngrohtorja e shkollës, andaj procesi mësimor në shkollën e Banullës i kthehet orarit normal.
Duke filluar prej nesër me datë 16.01.2026, mësimi do të zhvillohet sipas orarit të rregullt, duke filluar nga ora 08:30.
Ju falënderoj për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Me shumë respekt,
Drejtori i shkollës: Raif Sadiku