Njoftimi i plotë i shkollës:
SHKOLLA “EMIN DURAKU” PËR NJË KOHË TË SHKURTËR GRUMBULLON 7280 EURO PËR NXËNËSIN ÇİNAR KOMITA
Jemi të lumtur të ju informojmë që iniciativës dhe kërkesës sonë si shkollë për të e ndihmuar nxënësin e klasës I-5, Çınar Komita, në përballjen e tij me një çrregullim shëndetësor të dhimbshëm, i janë përgjigjur pozitivisht shumë njerëz zemërbardhë të cilët kanë vënë dorën në zemër për të ia mundësuar atij operimin në Turqi.
Përmes donacioneve nga ana e stafit, nxënësve dhe prindërve, është arritur të grumbullohet shuma prej 7476.80 eurosh. Këto mjete financiare do të i dorëzohen prindërve të nxënësit në fjalë.
Falënderojmë drejtorin e shkollës: M.Sc.Rrahim Bektashi për frymëzimin dhe përkrahjen e kësaj iniciative, si dhe të gjithë donatorët që u bënë pjesë e menjëhershme e thirrjes për ndihmë.
Çınarit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe fëmijëri të lumtur nga tash e tutje.