Shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë zgjedh Këshillin e nxënësve – kryetare Dea Fejzullahu

- Advertisement -

Shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë ka zgjedhur Këshillin e Nxënësve për vitin 2023/2024, ku prezent ishte edhe drejtoresha Zana Zeqiri.

- paragrafi 1 -

Kryetare u zgjedh nxënxësja Dea Fejzullahu, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Më 25 shtator u zgjodh Këshilli i Nxënësve të Shkollës për vitin shkollor 2023/2024👇🏻
Në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator prezent ishin drejtoresha e shkollës znj. Zana Zeqiri, zv.drejtoresha znj. Agnesa Globoder, udhëheqës i KN z. Betim Sherifi dhe psikologu i shkollës z. Kushtrim Maloku.

👩‍💼 Fillimisht drejtoresha e shkollës mbajti një fjalim informues dhe motivues për rolin dhe rëndësinë që do ta kenë nxënësit si përfaqësues të KN, si dhe detyrat e përgjegjësitë që do t’i kenë në mënyrë që të funksionojë KN në shkollë.

- Advertisement -

Në këtë mbledhje u zgjodhën përfaqësuesit e nxënësve në nivel të shkollës.

Përzgjedhja për kryesinë e KN është bërë në mënyrë demokratike.

📝 Kryesinë e Këshillit të Nxënësve të Shkollës tonë për vitin shkollor 2023/2024 e përfaqësojnë:

👉Dea Fejzullahu, kryetare

👉Ege Süleyman, nënkryetar dhe

👉Lidra Zhjeqi, nënkryetare.

Në këtë proces janë zgjedhur edhe kryetarët e paraleleve VI, VII, VIII dhe IX.
#PUNË#PËRGJEGJËSI#PËRKUSHTIM#
#SUKSESE#