Të premten më 12 janar përfundoi gjysmëvjetori i parë në shkollat e Kosovës.
Një nga shkollat më të mëdha në Prishtinë, ajo “Elena Gjika”, është përkujdesur që secili mësimdhënës të marrë nga një porosi të personalizuar krahas ëmbëlsirave, në mënyrë që t’i mbyllin ëmbël e të motivuar muajt që lamë pas, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i plotë i shkollës:
Së bashku në përfundimin e gjysmëvjetorit të parë
🏫 Sot të gjithë së bashku përfunduam gjysmëvjetorin e parë, duke ndarë me njëri-tjetrin sfidat, sukseset dhe momentet që kaluam që nga shtatori.
Zgjodhëm ta përmbyllim këtë periudhë të shoqëruar me pamje të projekteve tē fituara, marrëveshjeve, bashkëpunimeve të ndryshme dhe aktiviteteve të shumta.
Menaxhmenti i shkollës së bashku me grupin organizativ u kujdes që secili mësimdhënës të marrë nga një porosi të personalizuar krahas ëmbëlsirave, në mënyrë që t’i mbyllim ëmbël e të motivuar muajt që lamë pas.
Drekë pune me një staf tejet punëtor, kreativ e energjik.
Shihemi së shpejti, për të vazhduar angazhimin e pakursyer për të gjithë nxënësit tanë dhe komunitetin në tërësi.
Këtij eventi iu shtua edhe diplomimi në nivelin Master i koleges sonë, Arta Morina, të cilës i urojmë shëndet dhe suksese më tej në rrugëtimin e saj për zhvillim profesional.