Shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë feston në mënyrë madhështore Festën e Abetares

- Advertisement -

Shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë ka festuar në mënyrë madhështore Festën e Abetares, shkruan AlbanianEdcaution.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Festa e Abetares

Festa e Abetares ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme për yllkat dhe fatosat e shkollës sonë.

Ata mësuan shkronjë pas shkronje, nga A-Zh, duke arritur të shkruajnë dhe lexojnë për mrekulli dhe duke u futur në botën e shkrim-leximit dhe universit të dijes.

- Advertisement -

Nxënësit ishin luftëtarë të vegjël që ia dolën mbanë duke u mbajtur fort nga njëri-tjetri edhe pse rruga që kaluan ishte e gjatë dhe e mundimshme.

Urojmë që këta fëmijë të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshëm, punëtorë, me zemër të madhe e shpirt të pastër si kristali.

Urime Festa e Abetares të gjithë nxënësve!

Shkëlqefshi gjithmonë në mësime dhe në jetë!

Urime edhe ju prindër të nderuar dhe faleminderit shumë për bashkëpunimin tuaj!