Shkolla “Elena Gjika” del me sqarim për emërtimet “Prind 1” dhe “Prind 2”: Është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit

- Advertisement -

Shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë ka dhënë sqarimin e saj për përdorimin e emërtimeve “Prind 1” dhe “Prind 2”, çka ngjalli reagim jo veç të disa prindërve, por edhe më gjërë në opinion.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se dokumenti “Marrëveshje e shkollës me prindërit”, është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit të 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Në njoftim thuhet tutje se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Njoftim për prindërit dhe komunitetin e shkollës

- Advertisement -

Të nderuar prindër,

Përmes kësaj shkrese, Ju njoftojmë se gjatë shpërndarjes së pakos me dokumente të unifikuara për shkolla, ka ngjallur reagim publik njëri nga dokumentet e përfshira “Marrëveshje e shkollës me prindërit.”

Kjo draft -marrëveshje është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit të 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit.

Është vërejtur se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim.

Për shkollën është e rëndësishme që dy prindërit të jenë pjesë e shkollimit dhe garantues i bashkëpunimit e ndarjes së përgjegjësisë në të mirë të fëmijëve.

Ne ndajmë keqardhje për çdo shqetësim të mundshëm që kjo situatë mund të ketë shkaktuar.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës