E diel, 19 Janar, 2025

Shkolla e rrënuar, 20 nxënës rrezikojnë jetën

- Advertisement1-

20 nxënës në fshatin Kërkovë të Vlorës, mësojnë në një godinë që nuk mund të quhet shkollë.


Godina e rrënuar rrezikon t’i zërë brenda, ndërsa banorët të lënë pas dore nga pushteti vendor e lokal braktisin fshatin çdo ditë. Apeli i drejtohet bashkisë së Vlorës dhe drejtorisë arsimore, përgjegjësve për gjendjen skandaloze të kësaj shkolle.

- Advertisement -

Në këtë godinë të rrënuar, që nuk i ngjan një institucioni arsimor, marrin dije 20 fëmijë të fshatit Kërkovë në Vlorë.

Me xhama të thyer, klasa të rrënuara, nxënësit e arsimit 9-vjeçar rrezikojnë jetën në këtë godinë.

“Të gjitha mungojnë ambienti, mësuesit. Jemi ankuar tek Drejtoria Arsimore, por asnjë masë vetëm gënjeshtra. Pse ti çojmë fëmijët në Vlorë me furgon, duam shkollën këtu”, thanë banorët.

Jo vetëm shkolla, por edhe rruga vetëm 8 km nga Vlora në Kërkovë është e amortizuar. Mungesa e intrastrukturës po i çon banorët e këtij fshati drejt shpërnguljes. Dy vite më parë në këtë shkollë mësonin 80 fëmijë, por për shkak të kushteve skandaloze kanë mbetur vetëm 20. Apeli i banorëve i drejtohet Bashkisë së Vlorës e cila është përgjegjëse për institucionet arsimore. Gjithashtu edhe drejtoria Arsimore e Vlorës duhet të marrë masa për transferimin e nxënësve në një godinë të sigurt.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...