Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë shënon 55-vjetorin e themelimit

- Advertisement5 -

Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë ka shënuar 65-vjetorin e themelimit.

- paragrafi 1 -

Kreu i Gjakovës, Ardian Gjini, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit dhe ka thënë se për punën që po bëhet në shkollë është mirënjohës ndaj Drejtoreshës Florentina Gjergjaj, mësimdhënësve e nxënësve të cilët përmes punës në ekip, po realizojnë projekte të mrekullueshme, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i tij:

Ku ka më mirë se të festojmë për suksesin e shkollave tona 🙂, aty ku fëmijët tanë përgatiten për të ardhmen e tyre të ndritur në karrierë, e cila patjetër përkthehet në një të ardhme më të mirë për vendin tonë!

Sot, isha i nderuar të jem i pranishëm në Festën e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, institucion ky i cili po zhvillohet në vazhdimësi, duke qenë në hap me standardet moderne të mësimdhënies për nxënësit që vijojnë mësimet në këtë shkollë 🤝.

- Advertisement - m2

Jam krenar për punën që po bëhet në këtë shkollë të komunës sonë, dhe për këtë jam mirënjohës ndaj Drejtoreshës Florentina Gjergjaj, mësimdhënësve e nxënësve të cilët përmes punës në ekip, po realizojnë projekte të mrekullueshme.

FB IMG 1715891576579 FB IMG 1715891933156

FB IMG 1715892124424 FB IMG 1715892140421 FB IMG 1715892132245

FB IMG 1715891937939 FB IMG 1715891939445 FB IMG 1715891552313

FB IMG 1715892012169 FB IMG 1715892014645