Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë ka njoftuar se ka arritur rezultate të shkëlqyera në Testin e Maturës Shtetërore, duke u renditur e para ndër të gjitha shkollat e mesme të larta në Komunën e Pejës, me një përqindje të kalueshmërisë mbresëlënëse prej 93.1%, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
SHKOLLA E MESME E MJEKËSISË E PARA NË TESTIN E MATURËS NË KOMUNËN E PEJËS!
Me krenari të madhe njoftojmë se Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë ka arritur rezultate të shkëlqyera në Testin e Maturës Shtetërore, duke u renditur e para ndër të gjitha shkollat e mesme të larta në Komunën e Pejës, me një përqindje të kalueshmërisë mbresëlënëse prej 93.1%!
Ky sukses është fryt i përkushtimit të nxënësve tanë, punës së palodhur të mësimdhënësve dhe mbështetjes së vazhdueshme të stafit të shkollës dhe prindërve.
📚 Kjo arritje dëshmon edhe një herë nivelin e lartë të cilësisë arsimore dhe profesionalizmit që kultivohet në shkollën tonë.
Faleminderit dhe urime të gjithë maturantëve – e ardhmja është në duart tuaja! 💙👏