E diel, 19 Janar, 2025

Shkolla e Çikatovës së Vjetër me mungesë të mësimdhënësit të Matematikës

- Advertisement1-

Në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, nxënësit e klasës së shtatë, që dy muaj nuk e kanë mbajtur gati asnjë orë të matematikës. Kjo gjendje është krijuar nga mungesa e kuadrit profesional për këtë lëndë.

Nxënësit e kësaj shkolle po përballen edhe me një problem tjetër. Meqë nuk është përfunduar fusha e edukatës fizike, ata detyrohen të luajnë në terren të vrazhdë. Nga ana e saj, Komuna e Drenasit premton zgjidhje të shpejtë të këtyre problemeve.

- Advertisement -

Mbi 130 nxënës e ndjekin mësimin në shkollën “Dëshmorët e Drenicës” të Çikatovës së Vjetër të Drenasit. Por, disa prej tyre ka më shumë se 6 javë që nuk kanë mësuar nga lënda e matematikës.

Në mungesë të mësuesit të matematikës, nxënësit e klasës së VII pothuajse për kaq kohë nuk kanë mbajtur asnjë orë mësimi në këtë lëndë.

Për këtë çështje, drejtoresha e shkollës, Dreniza Hasi, nuk ka pranuar të prononcohet para kamerës, por mbrapa saj nuk e ka mohuar këtë problematikë.

Megjithatë, shpjegim ka dhënë drejtori i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka, i cili thotë se orët e humbura janë zëvendësuar. Sipas tij, problemi qëndron te mungesa e kuadrove të kualifikuara.

“Në fakt orët janë zëvendësuar, janë zëvendësuar nga koordinatori i cilësisë. Jemi në përfundim të procedurës dhe këtë javë vetëm përfundon procedura për angazhimin e mësimdhënësit të matematikës. Vlen të theksohet që profili i matematikës ka mungesë të kuadrove me të cilën po ballafaqohet jo vetëm komuna e Drenasit por edhe gjitha komunat ne përgjithësi…”, tha Muhamet Gjoka,drejtor i Arsimit në Drenas.

Një problem tjetër i kësaj shkolle është edhe fusha e papërfunduar për edukatë fizike.

- Advertisement -rrrrrrr

Nxënësit detyrohen të luajnë e zhvillojnë aktivitet në këtë terren të vrazhdë. Arsyet e mospërfundimit të tërësishëm të kësaj fushe, sipas drejtorit të Arsimit, lidhen me kontratën kolektive.

“Këtë vit jemi dëmtuar jashtëzakonisht shumë, për shkak të kontratës kolektive, mbi 3 milion euro janë inkasuar përmes përmbaruesit por po shpresoj që deri në fund të vitit ta realizojmë projektin që ka qenë planifikuar dhe i buxhetuar”, tha Gjoka.

Sidoqoftë, zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit të Drenasit premtuan zgjedhje të shpejtë të këtyre problemeve. /RTK

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...