Shkolla “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë zhvillon diskutim për politikat e mbrojtjes së fëmijëve

- Advertisement5 -

Në shkollën “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë është zhvilluar një takim i rëndësishëm që synon forcimin e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve, në kuadër të zbatimit të Politikave për Mbrojtjen e Fëmijëve.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti është organizuar nga psikologia e shkollës dhe ka mbledhur mësimdhënës, prindër, nxënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë për të diskutuar sfidat dhe masat mbrojtëse brenda institucionit.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

SHML”DR. ALI SOKOLI”

Me organizimin e Psikologës së shkollës Blerina Murati, në shkollën tonë u mbajt një aktivitet në kuadër të zbatimit të Politikave për Mbrojtjen e Fëmijëve, me pjesëmarrjen e disa mësimdhënësve, përfaqësuesve të prindërve, përfaqësuesve të nxënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollës.

- Advertisement -

Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohej mbi dokumentin e hartuar nga MASHT-i për Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve, si dhe të shqyrtoheshin rastet e formave të ndryshme të dhunës në shkollën tonë, puna që bëhet për parandalimin dhe trajtimin e këtyre rasteve.

U diskutua për pikat e forta dhe të dobëta të shkollës, si dhe u dhanë rekomandime për fushat në të cilat vlerësohet se nevojiten përmirësime të mëtejshme.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që dhanë kontributin e tyre në zhvillimin e këtij aktiviteti.