Shkolla “Dituria” në Llapashticë të Podojuevës shembull i një ambienti të pastër

- Advertisement -

Në shkollën tonë “Dituria”, nën udhëheqjen e drejtorit z. Ahmet Kamerolli, pastërtia dhe mirëmbajtja e ambientit janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Nxënësit mësohen që të kujdesen për klasat, korridoret dhe oborrin, duke mos hedhur mbeturina dhe duke respektuar hapësirat shkollore.

- paragrafi 1 -

Në çdo cep të shkollës janë të vendosura koshe për mbeturina, për të lehtësuar mbajtjen e pastërtisë. Stafi i mirëmbajtjes përkujdeset çdo ditë për pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirave të përbashkëta, duke siguruar një mjedis të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë.

- Advertisement -

Falë angazhimit të përbashkët të nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit, shkolla “Dituria” mbetet një shembull i mirë i edukimit për pastërti dhe kujdes ndaj mjedisit.

509585440 1736307537092938 3593993169636658806 n

508982034 732050179521656 3394263442353640815 n

- Advertisement -

495264801 1255682192637660 2110430932100082537 n