Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, ka vlerësuar lart kujdesin dhe angazhimin e stafit të shkollës fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Tivarit” në fshatin Peqan, për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe mjedisit shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.
“ShFMU ‘Dëshmorët e Tivarit’ në Peqan. Kujdesi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës dhe e mjedisit është në nivel”, – ka shkruar drejtori Bajselmani.
Ky vlerësim është një shembull i mirë se si përkushtimi i stafit arsimor dhe menaxhmentit të shkollave kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më të mirë për nxënësit.
Komuna e Suharekës vazhdon të mbështesë shkollat me synimin që çdo institucion arsimor të jetë shembull i pastërtisë, funksionalitetit dhe përkushtimit profesional. /AlbanainEducation.net/.