Shkolla “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Strellc i Ulët ka festuar dje Ditën e Shkollës, ku u zhvillua një program i pasur kulturor, dhe kishte një numër të madh të ftuarish të cilët me praninë dhe mbështetjen e tyre e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.
Njoftimi:
Sot, me rastin e Ditës së Shkollës “Dëshmorët e Kombit” Strellc I Ulët ,SHFMU-ja jonë kishte nderin të mirëpriste një numër të madh të ftuarish të çmuar, të cilët me praninë dhe mbështetjen e tyre e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.
I falënderojmë përzemërsisht institucionet komunale, në veçanti z. Besnik Hulaj – drejtor i DKA-së, për përkrahjen e vazhdueshme; SHPK-në – dega në Deçan, z. Adem Qeku me kolegë për bashkëpunimin dhe prezencën e tyre; drejtorët e shkollave fqinje, përfaqësuesit e prindërve dhe familjet e dëshmorëve, që me respektin dhe pjesëmarrjen e tyre nderuan shkollën dhe të kaluarën tonë të lavdishme.
Në fund, ndamë mirënjohje të veçantë ne shenjë falënderimi për të gjithë ata që dhanë kontribut për shkollën tonë, duke e bërë këtë ditë të paharrueshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë komunitetin tonë.
Faleminderit nga zemra për çdo gjë !