E diel, 24 Nëntor, 2024

Shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Livoq i Poshtëm nga 600 nxënës sa kishte në vitet 2004-2005 ka rënë sot në 300 nxënës

- Advertisement1-

Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Poshtëm për dy dekada ka rënie drastike të numrit të nxënësve.

Nga 600 sa kishte mes viteve 2004-2005 tashmë ka rënë në 300 nxënës.

- Advertisement -

NJOFTIMI:

HISTORIK I SHKOLLES – Livoçi Ulët Vendlindja Ime

Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” procesin edukativo-arsimor e kafilluar në vitin 1919.
Mësimi zhvillohej në lokalet e xhamisë së improvizuartë fshatit, në një dhomë mësimi të papërshtatshme.

Mësuesi i parë ishte Hoxhe mulla Shaban Zeqiri(Halimi).

Fshatarët e Livoçit të Ulët ishin të interesuar për arsimimin e gjeneratavetë reja.

- Advertisement -rrrrrrr

Në vitin 1946 u ndërtua objekti parë shkollor dy mësojtoreve dhe tri dhomave ndihmëse.
Deri në vitet e ’70-ta, shkolla ka zhvilluar procesin eduaktivo-arsimor të kombinuar deri në klasën e katërt, ndërsa më vonë për shkak numrit të nxënësve ndahen paralelet dhe fillon mësimi në klasë normale.

Mirëpo pasi në fshat numri i nxënësve rritej vazhdimisht u paraqit nevoja për objekt edhe më të madh, ku ne vitin 1982 objektit egzistues i shtohet aneksi i cili i plotëson pjesrisht nevojat për procesin edukativo-arsimor.

Shkolla u pavarësua nga shkolla e Parteshit që nga data 30.08.1990 ku në mbledhjen e mbajtur në Partesh u refuzua plan programi Serbisë nga arsimtari Muharrem Elezi i përkrahur nga mësimdhënësit shqipëtarë që lëshuan mbledhje dhe faktikisht nga kjo datë
deri te formimi i komisionit komunal në përbërje të: Halim Vranovci,
Beqir Hoxha,

Halim Halimi dhe Farush Ramadani pranon Zyrtarisht Pavarésinë e shkollës.
Me datën 05.03.1992 këshilli arsimtarëve i shkollës vendos unanimisht që shkolla të mbaj emrin

SHFMU “Dëshmorët e Kombit” Livoç i Ulët

Shkollën e udhëhoqën këta drejtorë:

-Muharrem Elezi-drejtor i parë i shkollës (30.08.1990-30.11.1999)

-Nehat Ramadani (30.11.1999-15.09.2010)

-Xhevaire Zeqiri (16.09.2010-31.08.2013)

-Ejup Bllaca (01.09.2013-31.10.2017)

-Agim Elezi (01.11.2017-25.09.2023)

-Ejup Bllaca nga 26.09.2023 vazhdon me menaxhimin e shkollës.

Shkolla sot numëron 278 nxënës, të shpërndarë në 18 paralele gë do të thotë 10 paralele të mësimit klasor dhe 8 të mësimit lëndor, si dhe 2 paralele të klasave parafillore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...