Shkolla “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë vjen me njoftim të rëndësishëm

- Advertisement -

Shkolla “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë ka njoftuar se hapësira shkollore do të jetë e mbyllur gjatë procesit mësimor dhe qëndrimit të nxënësve në shkollë, shkruan Albanianzeducation.net.

- paragrafi 1 -

NJOFTIM

- Advertisement -

Drejtoria njofton të gjithë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e shkollës që për shkaqe sigurie të nxënësve merr këtë vendim:

Hapësira shkollore të jetë e mbyllur gjatë procesit mësimor dhe qëndrimit të nxënësve në shkollë.
Nxënësit e të gjitha klasave 1-9, duhet të marrin me vete ushqime dhe ujë të cilat do t’i konsumojnë gjatë pushimit të gjatë.

Vendimi hyn në fuqi nga data 6 shtator, 2023.

- Advertisement -

Betim Ahmeti, Sekretari i shkollës