Shkolla “Daut Bogujevci” me njoftim për vdekjen e mësueses: Kaltrina, do të jetojë gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit

- Advertisement -

Shkolla “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë ka njoftuar se ka vdekur  mësimdhënësja e matematikës Kaltrina Fazliu Shilova.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftimin e saj thotë se përkushtimi, puna e palodhur dhe angazhimi i saj si mësimdhënëse e matematikës, njohëse e shkencave ekzakte, e bëjnë Kaltrinën, një nga figurat që do të jetojë gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Njoftim mortor

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e kobshëm, se është ndarë nga jeta në moshë të re, mësimdhënësja e matematikës Kaltrina Fazliu Shilova.

- Advertisement -

Përkushtimi, puna e palodhur dhe angazhimi i saj si mësimdhënëse e matematikës, njohëse e shkencave ekzakte, e bëjnë Kaltrinën, një nga figurat që do të jetojë gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit.

Ndërsa, për ne që patëm fatin ta njohim do të mbetet gjithmonë vajza e qetë, e buzëqeshur dhe e guximshme që i jepte gjallëri dhe dobi çdo takimi.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes Fazliu-Shillova, miqëve, dhe gjithë komunitetit arsimor!

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!