Shkolla “Dardania” në Prishtinë shënon 39-vjetorin e themelimit

- Advertisement5 -

Shkolla fillore “Dardania” në Prishtinë ka shënuar 39 vjetorin e themelimit në Pallatin e Rinisë, me një program shumë të pasur të përgatitur nga nxënësit.

- paragrafi 1 -

Të pranishëm në këtë organizim përveç mësimdhënësve, kishte edhe zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit, drejtorë të shkollave të tjera, prind të nxënësve etj, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

Të nderuar prindër, mësimdhënës dhe nxënës të dashur!

Sot është një ditë gëzimi dhe festimi, pasi shënojmë ditën e shkollës sonë, e cila u ngrit më 25 mars 1985 në zemrën e lagjes Dardania dhe që nga ajo kohë ka mbajtur këtë emër të respektuar. Shkolla jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë djepi i shumë talenteve dhe profesionistëve të dalluar që kanë kontribuar jo vetëm në lagjen tonë por në të gjithë Republikën e Kosovës.

- Advertisement - m2

Bashkimi, harmonia dhe përkushtimi i palëkundur janë çelësi i suksesit tonë. Le të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të kultivojmë respektin dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit, duke punuar së bashku për të bërë mjedisin tonë akoma më frytdhënës dhe pozitiv.

Gëzuar dhe urime festën!

FB IMG 1711382490150

FB IMG 1711382521173

FB IMG 1711382540318 FB IMG 1711382523746