Shkolla “Dardania” në Prishtinë pranon donacion dy printerë 3D

- Advertisement -

Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar donacion dy printerë 3D, falë bashkëpunimit të mësimdhënësve të shkollës, Melisa Doberdoli, Bardhyl Balaj dhe organizatën “Bright Minds”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot shkolla jonë pranoi një donacion prej dy printerësh 3D, së bashku me pajisjet përcjellëse të tyre.

Ky donacion është rezultat i bashkëpunimit të mësimdhënësve të shkollës sonë, Melisa Doberdoli, Bardhyl Balaj dhe Shqipe Mustafa, me organizatën “Bright Minds”.

Drejtoria e shkollës përgëzon mësimdhënësit për angazhimin e tyre dhe iu uron suksese të mëtejshme në punën e tyre.

- Advertisement -