Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar 10 kompjuterë nga Dogana e Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
📢 Sot shkolla jonë pranoi 10 kompjuterë nga Dogana e Kosovës.
Këto pajisje do të lehtësojnë punën tonë administrative dhe procesin e mësimdhënies, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në mësimnxënie për nxënësit tanë.
🙏 Një falënderim i veçantë për Doganën e Kosovës për këtë kontribut të çmuar në mbështetje të arsimit dhe dijes.