E martë, 25 Shkurt, 2025

Shkolla “Dardania” në Prishtinë me njoftim të rëndësishëm – ky është orari i ri i mësimit

- Advertisement1-

Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se është renovuar aneksi, dhe nga tani e tutje, nxënësit do të zhvillojnë procesin mësimor vetëm në ambientet e shkollës “Dardania”, shkruan Albanianeducation.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

Njoftim i rëndësishëm për shkollën “Dardania”

Të nderuar prindër, nxënës dhe komunitet i shkollës “Dardania”,

Me kënaqësi ju informojmë se është renovuar aneksi, dhe nga tani e tutje, nxënësit tanë do të zhvillojnë procesin mësimor vetëm në ambientet e shkollës “Dardania”.

Në emër të komunitetit dhe të shkollës “Dardania”, shprehim falënderimet tona të sinqerta për menaxhmentin e shkollës SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë, të cilët pa kushte dhe pa hezitim na ofruan mundësinë që një pjesë e nxënësve tanë për disa vite të zhvillonin mësimin në shkollën e tyre.

Një falënderim i veçantë shkon gjithashtu për drejtorinë e Arsimit, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të stabilizuar sa më shpejt procesin mësimor në shkollën tonë.

Gjithashtu, ju njoftojmë se së shpejti do të fillojë renovimi i plotë i shkollës, çka do të sigurojë një stabilitet të qëndrueshëm për zhvillimin e procesit mësimor.

- Advertisement -rrrrrrr

Ju informojmë se duke filluar nga e hëna, mësimi do të zhvillohet sipas orarit të ri:

Klasat IX, VIII, VII dhe VI (1, 2, 3, 4, 5): Mësimi do të zhvillohet paradite.

Klasat VI (6, 7): Mësimi do të fillojë në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:15.

Klasat parashkollore, si dhe klasat I, IV dhe V: Mësimi do të fillojë në orën 12:00.

Klasat e II dhe të III: Mësimi do të fillojë në orën 15:00 dhe do të zhvillohet në shkollën “Dardania.”

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm!

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës “Dardania”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...