Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka dalë me një njoftim të ri për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë.
Shkolla thotë se përveç librezës së vaksinimit dhe dokumenteve të tjera të parapara, obligohen të paraqesin edhe dokumentin zyrtar – Vërtetimin mbi vaksinimin e fëmijës, të lëshuar nga QKMF/QMF, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga shkolla “Dardania” në Prishtinë:
Të nderuar prindër, ju njoftojmë se për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027, përveç librezës së vaksinimit dhe dokumenteve të tjera të parapara, obligohen të paraqesin edhe dokumentin zyrtar – Vërtetimin mbi vaksinimin e fëmijës, të lëshuar nga QKMF/QMF.
Kjo kërkesë bëhet në përputhje me rekomandimet e institucioneve përkatëse shëndetësore dhe legjislacionin në fuqi.