Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka ftuar prindërit, komunitetin, nxënësit dhe mësimdhënësit të marrin pjesë në kremtimin e Pavarësisë dhe në nderimin e 1432 fëmijëve martirë të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i plotë:
Ftesë
Ftojmë prindërit, komunitetin, nxënësit dhe mësimdhënësit të marrin pjesë në kremtimin e Pavarësisë dhe në nderimin e 1432 fëmijëve martirë të Kosovës.
Nxënësit e shkollës „Dardania” shpalosin projektin “Kremtojmë dhe Kujtojmë”, me ç’rast prezantojnë 18 punimet e tyre, të cilat përmbajnë 18 histori të luftës në Kosovë (1998–1999), dhe nderojnë 1432 fëmijët martirë të Kosovës duke shkruar emrat e tyre në këto punime.
Projekti “Kremtojmë 18-vjetorin dhe Kujtojmë 1432 fëmijët martirë” do të shfaqet:
16 shkurt
Ora: 12:00
Oborri i shkollës „Dardania”
dhe
17 shkurt
Ora: 10:00
Sheshi Zahir Pajaziti – Prishtinë
Ju mirëpresim!