E martë, 25 Shkurt, 2025

Shkolla “Dardania” në Prishtinë do të rinovohet, nxënësit do të transferohen në këtë shkollë

- Advertisement1-

Shkolla fillore “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se ka fituar një projekt madhor në vlerë 2 milionë euro për renovimin e tërësishëm të shkollës.

Albanian Education mëson se një pjesë e nxënësve të kësaj shkolle nga java tjetër do të mësojnë në objektin e shkollës “Xhemail Mustafa”, një pjesë tjetër do të mbesin në shkollën “Dardania”.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

🏆🏆 SHKOLLA FITUESE E PROJEKTIT MADHOR🏆🏆

N J O F T I M

Të nderuar prindër, mësimdhënës, nxënës dhe gjithë stafit të shkollës. Ju njoftojmë se shkolla jonë, si rëndom edhe këtë radhë është fituese e një projekti madhor, ku pas një pune intensive fitoi projektin ”IPA 2018”, i financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë prej 2 milionë euro. Ky projekt përfshin renovim të tërësishëm të ambientit të shkollës, ku riparimet të cilat do të bëhen janë:

▪️Dyshemeja (në gjithë ambientin)

▪️Korridoret

- Advertisement -rrrrrrr

▪️Dyert dhe dritaret (brenda dhe jashtë)

▪️Fasada e brendshme dhe e jashtme

▪️Çatia

▪️Toaletet

▪️Shkallët emergjente dhe shkallët lëvizëse

▪️Nyjet sanitare

▪️Kanalizimi (brenda dhe jashtë)

▪️Ngrohja

▪️Salla e edukatës fizike në tërësi (përfshirë dhe ventilimin)

▪️ Energjia elentrike dhe qasja në internet

▪️Kamerat e sigurisë

▪️ Sistemi kundër zjarrit

▪️Oborri i shkollës

Për këto riparime të cilat do të jenë sipas standardeve europiane, e që shkolla jonë do të bëhet “Shkollë europiane”, falënderojmë MASHT-in dhe DKA-në për mbështetjen e çdohershme që tregojnë për të mirën e arsimit. Kurse, në mënyrë të veçantë për triumfimin e këtij projekti falënderojmë prindërit e shkollës sonë z. Ridvan Islami dhe z. Denis Ferizi, e poashtu edhe drejtorin e shkollës z. Isak Bregaj i cili tash e sa vite me përkushtimin unik ka sjellë dobi përfituese të panumërta për këtë shkollë.
Ju falënderojmë shumë dhe urojmë në finalizim të suksesshëm të projektit!
Të lumtur me sukseset e njëpasnjëshme!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...