E mërkurë, 5 Mars, 2025

Shkolla “Dardania” në Prishtinë del me një njoftim të rëndësishëm

- Advertisement1-

Shkolla fillore “Dardania”, në Prishtinë ka njoftuar se dy paralele, klasa e tretë dhe e katërt do të vazhdojnë mësimin në shkollën fqinje “Xhemajl Mustafa”.

“Edhe këtë gjysmëvjetor, funksionojmë me tri ndërrime për shkak të renovimeve aktuale, me shpresë që sa më parë fëmijëve t’iu ofrohet ambienti më i këndshëm që mund ta kenë”, njofton shkolla, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i plotë i shkollës:
Të dashur prindër, nxënës, mësimdhënës,
Ju njoftojmë se me 1. 9. 2023 (e premte), fillojmë vitin e ri shkollor 2023/24. Si çdo vit, dyert tona janë të hapura dhe me padurim presim për të dëgjuar zërat e ëmbël të fëmijëve që të gjallërojnë gjithë ambientin e shkollës, e në veçanti fatosat e klasës së parë që fillojnë të ulen në bankat shkollore.
I dëshirojmë shëndet, suksese e qoftë vit i mbarë për të gjithë, duke dhënë maksimumin që të synojmë aspiratat me rezultate sa më të kënaqshme!
Ndërkaq, në fotot e mëposhtme gjeni orarin mësimor dhe atë të ziles për të gjitha ndërrimet.
Oraret janë të publikuara për klasët VI-IX, kurse për ciklin e ulët klasët I-V secili mësimdhënës përcjell te prindërit dhe nxënësit.
Edhe këtë gjysmëvjetor, funksionojmë me tri ndërrime për shkak të renovimeve aktuale, me shpresë që sa më parë fëmijëve t’iu ofrohet ambienti më i këndshëm që mund ta kenë!
SQARIM SHTESË: Klasat parafillore fillojnë mësimin nga ora 08:30.
Klasët e treta dhe të katërta vijojnë mësimin në shkollën fqinje “Xhemail Mustafa”.
Qoftë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Shaban Jashari”, në Skenderaj organizon një sërë aktivitetesh për nder të Epopesë së UÇK-së

Shkolla "Shaban Jashari", në Skenderaj sot ka organizuar një sërë aktivitetesh për nder të...

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH)

Gjimnazi "Hivzi Sulejmani" është sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH),...

Edoneta Sada, edukatorja nga Cermjani i Gjakovës – çdo ditë jep maksimumin për edukimin e fëmijëve

Puna e edukatoreve në shkolla është shumë e rëndësishme, pasi luajnë rol kyç në...

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ftohet të mbajë ligjëratë në Universitetin e Cambridge

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar të mbajë ligjëratë në Universitetin...