Shkolla “Dardania mban mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve – ja temat që u diskutuan

- Advertisement -

Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve, ku është diskutuar për përfundimin e vitit shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në këtë mbledhje u dhanë propozime të vlefshme për të avancuar procesin mësimor dhe për të përmirësuar më tej rezultatet në të ardhmen.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve – Shkolla “Dardania”

Sot në shkollën “Dardania” u mbajt mbledhja përmbyllëse e Këshillit të Mësimdhënësve, një takim shumë frytdhënës dhe gjithëpërfshirës, ku u diskutuan çështje kyçe që lidhen me përfundimin e vitit shkollor.

- Advertisement -

Gjatë mbledhjes u bë një raportim i detajuar mbi realizimin e planprogrameve, u analizuan sukseset e arritura, por edhe sfidat me të cilat jemi përballur gjatë këtij viti shkollor.

Diskutimet u zhvilluan në një frymë bashkëpunimi dhe reflektimi, ku çdo mësimdhënës kishte mundësinë të jap mendimet dhe vlerësimet e tij profesionale.

U dhanë propozime të vlefshme për të avancuar procesin mësimor dhe për të përmirësuar më tej rezultatet në të ardhmen.

Kjo mbledhje dëshmoi edhe një herë se ekipi ynë arsimor është i përkushtuar dhe i bashkuar në misionin për të ofruar arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për çdo nxënës.

Faleminderit të gjithë kolegëve për punën e palodhur dhe për angazhimin profesional gjatë gjithë vitit!